Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi ka kërkuar që seanca në rastin “Banjska” të mbahet e mbylllur për media për shkak të rrezikimit të jestës së dëshmitarit, i cili pritet të dëshmojë sot para trupit gjykues të Gjykatës Themlore në Prishtinë.

Këtë propozim të Abazit e ka kundërshtuar pala mbrojtëse e të akuzuarve, duke pretenduar se dëshmitari mund të dëshmojë përmes video-linkut, ku mund t’i fshihet fytyra dhe t’i ndryshohet zëri.

Duke theksuar rëndësinë e informimit të publikut për këtë rast, avokati i palës së demtuar tha mbeshtët propozimin e prokurorit special.
Kërkesa e Prokurorisë për përjashrim të publikut nga seanca për rastin “Banjska” u aprovua nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se ndryshimi i zërit dhe fshehja e fytyrës së dëshmitarit nuk janë të mjaftueshme.
Seanca po vazhdon e mbyllur për media./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira