“Një shkollë moderne për mbi 650 nxënës”, Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan

08:42 | 21 Korrik 2025
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, i cili siç thotë ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve.

Sipas tij, kjo shkollë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do t’i shërbejë jo vetëm arsimit, por të gjithë komunitetit, shkruan Arbresh.info.

“Mirëmëngjesi dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasani, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale