Papa Leo XIV ka dënuar “barbarinë” e luftës në Gaza dhe “përdorimin e pakufizuar të forcës”, pas raportimeve se 93 palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin për ndihma ushqimore në veri të Gazës.
Agjencia e mbrojtjes civile tha se shumica e viktimave u qëlluan nga forcat izraelite pranë pikës kufitare Zikim.
Programi Botëror i Ushqimit raportoi se autokolona e tyre u përball me turma të uritura që ranë nën zjarr.
Drejtori i spitalit al-Shifa tha se 48 persona të vdekur dhe 150 të plagosur u sollën në spital, por nuk konfirmoi nëse ishin qëlluar nga ushtria izraelite apo grupe të armatosura, raporton The Guardian.
Izraeli tha se kishte qëlluar ndaj një grupi që përbënte kërcënim, por se shifrat e raportuara nga autoritetet në Gaza janë më të larta se ato të hetimit fillestar.
Papa shprehu gjithashtu tronditjen për sulmin ndaj kishës katolike në Gaza që vrau tre persona dhe plagosi dhjetë të tjerë, mes tyre edhe famullitarin.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të respektojnë të drejtën humanitare dhe të mbrojnë civilët.
UNRWA tha se Izraeli po “uriton civilët”, përfshirë 1 milion fëmijë, dhe se ka ndihma të mjaftueshme në depo në Egjipt, por nuk po lejohet hyrja në Gaza.
Që nga marsi, ndihmat po shpërndahen nga Gaza Humanitarian Foundation, me përkrahje nga SHBA dhe Izraeli, ndërsa OKB ka raportuar 875 të vrarë teksa kërkonin ushqim.
Izraeli ka urdhëruar evakuime në Gaza qendrore, duke shkaktuar frikë për jetën e pengjeve izraelite që dyshohet se mbahen në ato zona./rtk
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...