Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është sjellë pa shenja jete nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.
Sipas raportit të policisë, rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore, derisa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Arbresh.info
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...