Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka thënë se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 dalje jashtë funksionit.
Kjo kompani thotë se rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone”, thuhet në njoftim.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira