Një tjetër shpërthim vullkanik ka ndodhur në Gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës, vetëm disa orë pasi një seri tërmetesh paralajmëroi aktivitetin e afërt.
Zyra Meteorologjike Islandeze konfirmoi shpërthimin pak para orës 04:00 të mëngjesit, duke theksuar se një çarje në tokë, e gjatë rreth 700-1.000 metra, po nxjerr lavë të ndezur.
Pamjet live nga stacioni RÚV tregojnë që lava del nga e çara e tokës, ndërsa autoritetet thanë se nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën njerëzore ose infrastrukturën, nëse situata mbetet e qëndrueshme.
Megjithatë, si masë paraprake, u evakuuan kampingjet dhe banjot gjeotermale të Lagunës Blu në Grindavík.
Ndërkohë, trafiku ajror në Aeroportin e Keflavikut pritet të mos ndikohet nga shpërthimi.
Ky është shpërthimi i dymbëdhjetë që nga pranvera e vitit 2021 dhe i nënti vetëm që nga fundi i vitit 2023, duke e kthyer zonën në një epiqendër të aktivitetit vullkanik në Europë. Ekspertët kishin parashikuar një shpërthim të radhës në vjeshtë, por natyra i parapriu pritshmërive./rtsh.al
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim