Gjykata Speciale ka vendosur të hedhë poshtë mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.
Ekipet mbrojtëse kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me periudhën kohore të përfshirë në aktakuzë, duke pretenduar se korniza kohore e përmendur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk përputhet me realitetin e konfliktit të armatosur në Kosovë.
Sipas mbrojtjes, konflikti ka zgjatur më pak sesa periudha e përfshirë në aktakuzë, e cila shtrihet nga mars 1998 deri në shtator 1999.
Megjithatë, gjykata ka vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për të rrëzuar ndonjë pjesë të aktakuzës në këtë fazë të procesit.
Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith, deklaroi se nuk ka bazë ligjore për rrëzimin e asnjë pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, trupi gjykues nuk është bindur që ka autoritet ligjor për të hequr pjesë të akuzave, duke e lënë kështu aktakuzën të paprekur në tërësi.
“Trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes, sipas rregullës 130, në tërësinë e vet”, tha ai.
Gjykatësi tha se “edhe në qoftëse do të konsideronte në themel dhe në qoftë se këto kundërshtime të mbrojtjes do të konsideroheshin të suksesshme, mocioni i mbrojtjes nuk do të çonte në rrëzimin e asnjë prej pikave të aktakuzës”.
Vendimi për këtë mocion pritej ta përcaktonte edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...