Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas linçimit që u bëri Ministri në detyrë, Hekuran Murati, gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, duke ua publikuar edhe emrat, lidhur me vendimin përmes së cilit hodhën poshtë Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale.
Miftaraj ka thënë se është e dënueshme kur një ministër përmend me emër gjyqtaret e Gjykatës Supreme në një postim publik, teksa e ka cilësuar si të papranueshëm komentimin e vendimeve gjyqësore nga i njëjti, shkruan Reporteri.net.
“KGJK duhet të denoj nje veprim të tillë që cenon rëndë pavarësine e sistemit gjyqësor dhe që cenon jo vetem integritetin e sistemit gjyqesor por edhe sigurine individuale te gjyqtareve te permendur”, thuhet në postimin e tij.
Murati në një postim e ka cilësuar si absurd vendimin e Supremes. /Reporteri.net
LEXO EDHE:
Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar