E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë në Bundesligën gjermane.
Sipas “The Neë York Times”, sulmuesi shqiptar ka zgjuar interesimin e fuqishëm të Stuttgartit, një nga skuadrat më në formë të sezonit të fundit në Gjermani.
Skuadra gjermane pritet të humbasë sensacionin e saj, Nick Woltemade, i cili raportohet se ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich.
Në kërkim të një zëvendësuesi me cilësi dhe potencial të lartë, drejtuesit e Stuttgartit kanë piketuar Brojën si profilin ideal për të mbushur boshllëkun e lënë nga 23-vjeçari.
Broja, i cili prej disa javësh është në kërkim të një destinacioni të ri pas sinjaleve të qarta nga klubi i tij aktual për të gjetur një tjetër skuadër, e sheh me interes mundësinë për të rifilluar karrierën në një ligë elitare si Bundesliga.
Kalimi në Gjermani do t’i ofronte 22-vjeçarit shqiptar një mundësi të re për të rikthyer formën dhe për të treguar vlerat e tij në një ambient kompetitiv, ku shumë talente të rinj kanë shkëlqyer në vitet e fundit.
Për momentin nuk ka ende një ofertë zyrtare nga Stuttgart, por negociatat mund të intensifikohen në ditët në vijim, sidomos pasi të mbyllet zyrtarisht kalimi i Woltemade te Bayern Munich./rtk
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...