Një grua ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për vjedhje.
rasti ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, gruaja është arrestuar pasditen e djeshme, nën dyshimin se kishte kryer një vjedhje në muajin mars në pronën e një personi.
“Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar. E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj