Ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Evropian të Esports në CS2 solli emocione, krenari dhe festë, duke kurorëzuar më të mirët e këtij turneu historik që u zhvillua në Prishtinë.
Lituania u shpall kampione e madhe e EEC25, duke fituar medaljen e artë pas një finaleje të fuqishme ndaj Ukrainës dhe duke ngritur trofeun simbolik “Helmeta Ilire”.
Fitorja e tyre i vendos në historinë e këtij sporti si një nga skuadrat më të forta dhe më të përkushtuara.
Ukraina rrëmbeu medaljen e argjendtë, pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm deri në finale. Ata treguan forcë, pasion dhe këmbëngulje deri në raundin e fundit.
Gjermania, ndërkohë, siguroi vendin e tretë me një paraqitje të fortë përgjatë gjithë turneut, duke fituar ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj Danimarkës.
Ky edicion i Kampionatit Evropian të Esports 2025, i zhvilluar në Prishtinë, ishte një sukses i jashtëzakonshëm, falë angazhimit të të gjithë lojtarëve, ekipeve, stafit organizues, tifozëve dhe partnerëve. Shpirti i Esports evropian ishte më i gjallë se kurrë në zemër të Kosovës. /Telegrafi/
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin