Pas Milanit dhe Juventusit, edhe Interi e kërkon mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Xhaka është shfaqur si objektivi më i ri i Interit, në rast se Hakan Calhanoglu largohet gjatë kësaj vere.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, i cili aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen, është vlerësuar si një alternativë ideale për të zëvendësuar turkun, me vlerësimin e tij që lëviz në shifrën 12 deri në 15 milionë euro – shumë më e përballueshme krahasuar me kandidatë të tjerë në listë.
Në ‘radarët’ e Interit mbetet edhe Ederson i Atalantës, por çmimi i tij i lartë, që arrin deri në 60 milionë euro, e ka vështirësuar ndjeshëm një lëvizje të mundshme.
Gjithsesi, Interi nuk do të hapë zyrtarisht bisedimet për zëvendësuesin e Calhanoglu-t pa u konfirmuar më parë largimi i tij drejt Galatasarayt.
Deri tani, klubi turk nuk ka bërë një ofertë konkrete për 31-vjeçarin, ndërsa Interi është i hapur për ta shitur vetëm nëse në tryezë mbërrin një ofertë më e lartë se 25 milionë euro.
Për momentin, gjithçka mbetet në pritje, por emri i Granit Xhakës tashmë është një pistë serioze në ambientet e “San Siro-s”./rtk
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...