Tashmë është zyrtare, Theo Hernandez i është bashkuar edhe zyrtarisht klubit saudit, Al-Hilal.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X të klubit saudit, shkruan Arbresh.info.
📸 سعادة الرئيس @Fahad_Alotaibi_ والنجم الفرنسي “ثيو هيرنانديز” 💙✍️#ثيو_هلالي 🤩 pic.twitter.com/02EuAgiUJr
— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) July 10, 2025
Mbrojtësi francez ka firmosur një kontratë trevjeçare me kampionët e Azisë, të cilët po vazhdojnë të ndërtojnë një skuadër ambicioze në Ligën Profesionale Saudite, me qëllim për të qenë pretendentë edhe në arenën ndërkombëtare.
Hernandez, i cili barazoi rekordin e legjendës Paolo Maldini me 29 gola në Serie A si mbrojtës, sjell me vete jo vetëm eksperiencë elitare nga futbolli evropian, por edhe një stil loje ofensive që e ka veçuar gjatë viteve të fundit.
Marrëveshja u mbyll për një shumë prej 25 milionësh./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës