Familjarët e të ndjerit Agon Zejnullahu kanë bërë thirrje për një protestë paqësore që do të mbahet të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, pranë stacionit policor në Lipjan.
Thirrja për protestë është bërë publike nga vëllai i tij, Alban Zejnullahu, i cili në një deklaratë ka theksuar se familja është thellësisht e tronditur nga humbja, por e vendosur që ky rast të mos mbetet i heshtur.
Ai shtoi se protesta nuk ka asnjë prapavijë politike dhe do të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore.
‘Ne si familjarë jemi thellësisht të tronditur nga humbja që kemi pësuar. Megjithatë, në gjithë këtë vuajtje, po mbledhim veten për ta kthyer rastin tragjik të Agonit në forcë dhe kauzë mbarëkombëtare. Institucionet kanë një detyrë themelore: të kujdesen minimalisht për jetën tonë – gjë që, në rastin e Agonit, nuk ndodhi. Ju ftojmë të gjithëve t’i bashkoheni protestës. Ajo do të jetë paqësore, pa asnjë konotacion politik, dhe me një kërkesë të vetme: Drejtësi për Agonin.
Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë”, tha ai./Arbresh.info
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër