Një aksident trafiku me pasojë vdekjeje ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Nobërgjan të Pejës. Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediat se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore.Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore”, ka thënë Gashi.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik./Arbresh.info
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...