Në Shipol të Mitrovicës, policia ka arrestuar sot dy të dyshuarit që ia vunë zjarrin diskotekës “Gate” më 14 shkurt të këtij viti në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, personat e prangosur janë F.S., 36-vjeç shtetas i Kosovës, dhe M.M., 28 vjeç poashtu shtetas i Kosovës.
Të dy dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor./Arbresh.info/
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan