Sipas parashikimeve të MeteoAlb, dita e martë, 9 korrik, pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në disa zona.
Mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të buta, që në zonat bregdetare dhe të ulëta do të variojnë nga 23°C deri në 26°C. Gjatë mesditës dhe orëve të pasdites parashikohet dominim i diellit në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë në zona të izoluara, veçanërisht në veri dhe verilindje, nuk përjashtohen reshje afatshkurtra shiu.
Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 33°C në zonat e brendshme dhe rreth 30°C në bregdet, duke mbajtur klimën të favorshme për pushuesit.
Era do të fryjë mesatarisht me drejtim jugperëndimor deri në 30 km/h në zonat bregdetare, ndërsa deti do të jetë i qetë deri pak i trazuar./abcnews.al
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...