Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekjen e zjarrfikësit Kaqun Lima, i cili vdiq në krye të detyrës.
Vdes zjarrfikësi i përfshirë në aksidentin mes dy kamionëve në Gjakovë
Sveçla ka shprehur ngushëllime për familjen e kolegët, dhe gjithë ata që e njohën.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima. mAi humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim”.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patin fatin të punojnë me të. U prehtë në paqe”, ka thënë Sveçla
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media