Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, datë 8 korrik 2025, nuk është përmendur ngjarja tragjike e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë pas arrestimit në Lipjan më 7 korrik.
Agon Zejnullahu ndërroi jetë pak kohë pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.
As në raportin e datës 7 korrik, as në atë të 8 korrikut nuk është përfshirë asnjë informacion lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Policia e Kosovës zakonisht njofton për ngjarje të ndryshme që kërkojnë reagim të saj, si aksione policore, arrestime apo kërkime të personave të dyshuar.
Megjithatë, më 7 korrik nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen në Lipjan, as në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, as përmes emailit drejtuar redaksive.
E njëjta mungesë njoftimi vazhdoi edhe më 8 korrik./Arbresh.info
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media