Sonte, nga ora 20:30, para Teatrit Kombëtar do të organizohet një aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të Agon Zejnullahut.
Agoni humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Lipjan.
Për këtë rast, pesë zyrtarë policorë – përfshirë edhe një rreshter – janë duke u hetuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ata janë suspenduar dhe ndaluar për 48 orë.
Ngjarja ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, pasi Policia e Kosovës kishte ndërhyrë pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ndodhej nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë të rastit.
LEXO EDHE:
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...