Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka caktuar datën 14 korrik 2025, ora 11:30 për shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.
Kjo seancë ishte parashikuar fillimisht për 15 korrik, por është avancuar me një ditë, sipas njoftimit të fundit të publikuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të DHSK-së, me një vonesë prej 10 minutash. Gjithashtu, ajo mund të ndiqet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, si dhe nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës.
Në korrik të vitit të kaluar, Dhomat e Specializuara në Hagë e shpallën fajtor Pjetër Shalën, duke e dënuar me 18 vjet burgim.
Shala u dënua për ndalim arbitrar si krim lufte ndaj të paktën 18 personave gjatë periudhës nga 17 maj deri më 5 qershor 1999, në Fabrikën e Metalit në Kukës, si dhe për torturë ndaj së paku 18 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte ndaj një personi./Arbresh.info
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...