Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë lidhur me rastin e Agon Zejnullahut.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine, nuk ka pranuar raport zyrtar te autopsise nga Mjekesia Ligjore, lidhur me rastin e viktimes A.Z. Per cdo zhvillim te metejme ju njoftojme me kohe”, tha ajo.
Ndryshe, Agon Zejnullahu, 27 vjeç, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës, pak pasi ishte arrestuar nga Policia në Lipjan, nën dyshimet se po sulmonte automjete dhe kalimtarë.
Rasti i vdekjes së tij po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”. Pesë zyrtarë policorë, përfshirë një rreshter, janë nën hetim për këtë incident. Të njëjtit janë suspenduar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve. Ndërkohë, mbetet të konfirmohet nëse vepra penale do të kualifikohet zyrtarisht si “vrasje nga pakujdesia”./Arbresh.info
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...