Planet e transferimeve të Arsenalit mund të ndikohen nga largime të mundshme, me lojtarë si Fabio Vieira, Oleksandr Zinchenko dhe Reiss Nelson që potencialisht mund të largohen nga klubi.
Periudha e huazimit të Vieirës te Porto ka mbaruar dhe Arsenali do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat për mesfushorin 25-vjeçar.
Përveç tyre, Topçinjtë janë të gatshëm të shesin edhe Zinchenkon dhe Nelsonin, ku nga dy lojtarët synon rreth 25 milionë euro.
Shitja e mundshme e këtyre lojtarëve mund të financojë ambiciet e Arsenalit për të nënshkruar me lojtarë si Rodrygo Goes ose Eberechi Eze.
Ndërkohë, Arsenali ka përfunduar nënshkrimin e Christian Norgaard nga Brentford për 10 milionë funte të garantuara dhe deri në 2 milionë funte bonuse.
“Topçinjtë” gjithashtu i kanë ndërprerë kontratën mbrojtësit japonez Takehiro Tomiyasu. /Telegrafi/
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...