Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fuqishme të të nxehtit afrikan, e cila ka përfshirë të gjithë territorin duke sjellë temperatura shumë të larta dhe kushte të vështira atmosferike.
Sipas shërbimit meteorologjik MeteoAlb, dita e hënë parashikohet të jetë ndër më të nxehtat e këtij sezoni, me vlera që do të ngjiten deri në 38°C në disa zona të vendit.
Gjatë gjithë ditës së sotme, moti pritet të jetë i kthjellët, pa prani të reshjeve apo zhvillim të vranësirave.
Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike është pasojë e masave ajrore të thata dhe të nxehta që kanë mbërritur nga Afrika Veriore, duke bërë që temperaturat të jenë dukshëm mbi mesataren mujore.
Temperaturat minimale në orët e mëngjesit regjistrohen rreth 18°C, kryesisht në zonat malore, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë 38°C, veçanërisht në qarqet si Fier, Elbasan, Berat dhe Tiranë.
Sipas MeteoAlb, situata pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke bërë që kjo javë të konsiderohet ndër më të nxehtat e kësaj vere. Megjithëse disa zona do të përjetojnë lehtësime të lehta në temperaturë nga mesi i javës, të enjten dhe të premten priten sërish rritje të ndjeshme të vlerave termike./abcnews
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...