Zyrtare: Drilon Hajrizi rinovon me Trepçën

12:04 | 7 Korrik 2025
Q L

Njëri prej emrave më të mëdhenj të basketbollit kosovar, Drilon Hajrizi, tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Ai do të vazhdojë të luajë edhe për sezonin 2025/26 me Trepçën, klubin e zemrës dhe skuadrën që ka udhëhequr me krenari si kapiten në vitet e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmoi rinovimin e kontratës me kapitenin , i cili shihet si shtylla kryesore e ekipit dhe lideri i padiskutueshëm, brenda dhe jashtë parketit.

“Djali që u rrit me ne vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë. Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Kosovës.

Me këtë marrëveshje njëvjeçare, Hajrizi do të synojë të udhëheqë Trepçën drejt sukseseve të reja, përkrah “Torcidës”, tifozëve të zjarrtë mitrovicas.

Trepça po planifikon edhe përforcime të reja gjatë afatit kalimtar të kësaj verë për të ndërtuar një skuadër edhe më të fortë për edicionin e ardhshëm./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale