Carlos Alcaraz ka arritur fitoren e radhës në Wimbledon ndaj rusit, Andrey Rublev me rezultat 3-1 me sete.
Kjo fitore i siguron spanjollit çerekfinalen e turnirit më prestigjioz në tenis, shkruan Arbresh.info.
Në një ndeshje tejet interesante, rusi e nisi më mirë duke fituar setin e parë me rezultat 7-6.
Mirëpo, Alcaraz u rikthye fuqishëm në setin e dytë për ta fituar 6-3, ku e barazoi ndeshjen. Spanjolli më nuk u ndal ku arriti ta fitojë edhe setin e njëjtë me rezultat 6-4.
Me po të njëjtin rezultat 22-vjeçari, fitoi edhe setin e katërt, ku e çoi rezultatin 3-1 dhe arriti çerekfinalen.
Kujtojmë se Alcaraz është kampion në dy vitet e fundit i këtij turneu, dhe tashmë synon të shkruaj histori, ku nëse arrin ta fitojë sërish do të bëhet tenisti i tretë në histori që ka arritur të triumfoj në Wimbledon së paku tri herë radhazi pas Roger Federerit dhe Novak Djokovicit.
Në çerekfinale, spanjollin e pret britaniku, Cameron Norrie./Arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...