Futbollistja Kosovare Asllani, të premten ka luajtur ndeshje jubilare me Suedinë. Ishte ndeshja e 200-të e 35-vjeçares me përfaqësuese dhe si kapitene, ajo e udhëhoqi Suedinë drejt fitores 1:0 ndaj Danimarkës. Ndeshja në Gjenevë i takoi xhiros së parë të fazës grupore të Evropianit që po mbahet në Zvicër.
Kosovare Asllani, që kryesisht paraqitet si mesfushore ofanzive, ka nisur të luajë për Suedinë që në vitin 2008. Ka munguar në pak ndeshje prej atëherë dhe tashmë i ka plot 200 paraqitje.
Pas ndeshjes me Danimarkën, në të cilën bëri asistimin vendimtar, Kosovares i është dhuruar fanella me numër 200, të cilën ajo e ka ngritur lart.
“Jam shumë krenare. Nuk kam dashur të mendoj për këtë shifër shumë herët, por është shumë e veçantë. Vetëm dy lojtare të Suedisë e kanë arritur këtë shifër më parë, kështu që ndihem jashtëzakonisht krenare që e kam arritur këtë numër të ndeshjeve”, ka thënë Asllani.
Ajo ka theksuar se ky do të jetë kampionati i fundit për të. Por shumë lojtare të Suedisë kanë thënë se po mundohen ta bindin Kosovaren që të vazhdojë.
Menaxherja e përfaqësueses së Suedisë, Marika Domanski Lyfors, ka theksuar se shpreson që Kosovarja të vazhdojë të luajë për përfaqësuesen. Ajo ka deklaruar se po mundohet ta bindë Kosovaren të vazhdojë./rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...