Sot në mëngjes në qytetin Gondomar të Portugalisë zhvillohet ceremonia mortore e futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.
Funerali nis në orën 10:00 me orën lokale dhe do të mbahet në kishën e qytetit, në një ceremoni private për familjen dhe të afërmit.
Qindra qytetarë kanë marrë pjesë më herët në homazhet publike, duke i dhënë lamtumirën e fundit yllit të Liverpoolit.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe trajneri Arne Slot dhe disa prej bashkëlojtarëve të tij.
Portugezi vdiq të mërkuren pas një aksidenti fatal në Spanjë ku vetura e tij ishte përfshirë nga flakët.
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë
Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë
Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut