Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, ka ndërruar jetën një 37-vjeçar, i identifikuar si Gjin Bzhangaj.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i një kamioni, i cili ka përplasur fillimisht një tjetër mjet, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me të cilin lëvizte viktima së bashku me familjen.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Burime bëjnë të ditur se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. shkruan Euronews.al.
“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor ‘Shkodër – Lezhë’, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës