Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar presidentin Donald J. Trump dhe të gjithë qytetarët amerikanë, duke theksuar rëndësinë e veçantë që ka aleanca ndërmjet dy shteteve.
“Sot, në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë në vitin e 250-të të ekzistencës së tyre, i uroj presidentit Donald J. Trump dhe të gjithë popullit të SHBA-ve gëzuar Ditën e Pavarësisë”, është shprehur Kurti në një postim në Facebook.
Në mesazhin e tij, ai ka vënë theksin mbi vlerat themelore të Deklaratës së Pavarësisë së vitit 1776 – lirinë, barazinë dhe demokracinë, duke theksuar se këto ideale mbesin po aq të rëndësishme edhe sot, në një kohë sfiduese për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Kryeministri në detyrë ka theksuar mirënjohjen e Kosovës për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve.
“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e partneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe SHBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë”, ka thënë Kurti.
Në fund të urimit, kryeministri në detyrë Kurti uroj që të jetë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...