Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse nuk ndodh konstituimi i kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30- ditësh, atëherë deputetët do të përballen me pasoja juridike.
Ajo tha se është duke planifikuar që në rast të moskonstituimit të kuvendit “shumë shpejt” do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim.
Ajo theksoi se afati i përcaktuar nga Kushtetuta nuk është opsional dhe se shkelja e tij nuk mund të kalojë pa pasoja.
Osmani kritikoi bllokadën aktuale për mënyrën e votimit, duke e quajtur joracionale dhe bëri të ditur se për këtë çështje tashmë janë dorëzuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese.
“Neve na kanë mbetur më pak se 25 ditë dhe aktgjykimi i Gjykatës nuk e lejon si opsionale konstituimin brenda 30 ditësh, por e qartësoj duke marrë për bazë edhe interpretime të shteteve të ndryshme në sistem të ngjashëm kushtetues, e sa herë që kjo është e detyrueshme. Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30-ditësh, sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të kuvendit brenda 30-ditësh”, tha presidentja.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri