Një autobus i Flixbus doli nga rruga në autostradën 19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore në Gjermaninë veriore dhe u përmbys.
Bëhet e ditur se 20 pasagjerë u lënduan, njëri prej tyre në gjendje kritike, sipas një zëdhënësi të policisë.
Pasagjeri mbeti i bllokuar për dy orë para se të lirohej, shkruajnë mediat e huaja.
Zëdhënësi fillimisht nuk ishte në gjendje të thoshte asgjë për gjendjen e viktimave të tjera.
Raportohet se autobusi me 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishte duke udhëtuar për në Vjenë nga Kopenhageni.
Aksidenti ndodhi në kryqëzimin Robel në drejtim të Berlinit.
Autobusi fillimisht doli nga rruga në të djathtë para se të përmbysej. Por shkaku i aksidentit ende nuk dihet.
Ndryshe, shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit janë alarmuar.
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit