Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Pasi lajmi u konfirmua edhe nga Liverpooli, në një reagim të menjëhershëm doli faqja zyrtare e Premier Leagues në Facebook, ku shpreh ngushëllime për familjarët, klubit dhe të gjithë fansat e Jotas.
“Të gjithë në Premier League jemi të tronditur dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre”.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen e Diogos, miqtë e tij, klubin Liverpool FC dhe të gjithë tifozët e tyre në këtë moment të dhimbshëm. Futbolli ka humbur një kampion që do të kujtohet gjithmonë”.
“Ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë miqve dhe kolegëve tanë te klubi në këtë periudhë të vështirë”, shkruhet në reagimin e faqes zyrtare të Premier Leagues.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë.
Ndërsa vëllai i tij u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare /Arbresh.info
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...