Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Pasi u dha lajmi edhe organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA doli me një reagim ku u shpreh e pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy futbollistëve.
Ata gjithashtu ngushëlluan familjarët dhe shoqërinë e Diogo Jotas.
“Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotës, përfaqësuesit të Portugalisë dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij, André Silva”.
“Mendimet tona janë me familjen e tyre, miqtë, shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje zemërthyese”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë./Arbresh.info
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...