Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe klubi i Jotas, Liverpooli përmes një postimi nëpër rrjetet sociale.
Klubi ka kërkuar që të respektohet privatësia e familjes dhe shoqërisë së Jotas.
“Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike nga jeta e Diogo Jotës”.
“Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre”.
“Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment tjetër në këtë moment dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes, miqve, shokëve të skuadrës dhe stafit të klubit teksa përpiqen të përballojnë këtë humbje të paimagjinueshme”.
“Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë”, shkruhet në njoftim.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë./Arbresh.info
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...