Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar statistikat e disa veprave penale gjatë muajit qershor 2025 në krahasim me muajin qershor 2024.
Sipas statistikave, rastet e vjedhjeve kanë shënuar rënie gjatë 2025-tës, ku vetëm në qershor të këtij viti kanë ndodhur 31 raste, apo 27.9 për qind më pak se në 2024-tën, që ishin 43 raste, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo, në rajonin e Ferizajt ka shënuar rritje numri i të arrestuarve, ndërsa ka rënie numri i të arrestuarve me urdhëresë të gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Rajonale të Ferizajt për parandalimin dhe luftimin e veprave penale. Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...