Të miturit godasin shtyllën me automjet, njëri vdes dy të tjerë përfundojnë në QKUK – Policia jep detaje

08:53 | 2 Korrik 2025
E.H

Një vet aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasmesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ky një person ka humbur jetën e dy të tjerë janë lënduar.

Policia rajonale e Pejës ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident.

Sipas policisë, deri tek vetaksidenti erdhi pasi automjeti nuk i është përshtatur kushteve të rrugës me shpejtësinë me ç’rast shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të betonit.

Viktima dhe të lënduarit janë persona të mitur.

“Deri te ky vetaksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa dy tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё, viktima dhe tё lënduarit janё persona tё mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Vetaksident fatal në Pejë, një i vdekur e dy të lënduar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme