Një person është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Parkun Nacional “Sharri”, në fshatin Vatë të Kaçanikut, ku dy zyrtarë policorë dhe një roje pylli u kanosën nga i dyshuar, gjatë një aksioni të përbashkët për mbrojtjen e pyjeve.
Incidenti ndodhi rreth orës 17:30, gjatë zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, kur zyrtarët policorë dhe roja e pyllit hasën në një automjet të tipit “xhip”, që po transportonte dru të prerë ilegalisht.
Sipas njoftimit të Policisë, personi që drejtonte automjetin – i identifikuar si R. D., 38 vjeç – ka kanosur zyrtarët në vendin e ngjarjes.
Menjëherë pas njoftimit, dy patrulla policore kanë ndërhyrë dhe i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Kaçanik. Njësitet e Hetimeve Rajonale nga Ferizaj janë angazhuar për të trajtuar rastin dhe kanë marrë në pyetje të dyshuarin lidhur me kërcënimet.
Pas konsultimeve me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”, dhe me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e planeve operacionale për mbrojtjen e pyjeve dhe mbështetjen e zyrtarëve që veprojnë në terren./Arbresh.info
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...