Ngjarje e rëndë në Gjermani: 21-vjeçari sulmon kolegët me thikë, një e vdekur

23:41 | 1 Korrik 2025
Q L

Një burrë i armatosur me thikë sulmoi të martën disa kolegë në një kompani në Gjermaninë jugore, duke vrarë një person.

Dy persona u lënduan gjithashtu rëndë në sulmin në Mellrichstadt, qytet i vogël në lindje të Frankfurtit në Bavari, bënë të ditur policia dhe prokurorët në një deklaratë, raporton Associated Press.

Një burrë 21-vjeçar gjerman u arrestua lidhur me rastin.

Policia u njoftua për konfrontimin në ambientet e një furnizuesi lokal të energjisë elektrike rreth orës 7:30 të mëngjesit të së martës. Një grua 59-vjeçare u vra, ndërsa dy burra të moshës 55 dhe 62 vjeç u lënduan rëndë.

Nuk u bë e ditur motivi i sulmit.