Mourinho takohet me Asension për një transferim të mundshëm tek Feneri

15:20 | 1 Korrik 2025
D.H

Trajneri i Fenerbahçes, José Mourinho, ka zhvilluar një takim me yllin spanjoll Marco Asensio në lidhje me një transferim të mundshëm drejt klubit turk.

Sipas gazetarit të njohur turk, Yağız Sabuncuoğlu, bisedimet mes palëve janë hap i parë drejt një marrëveshjeje të mundshme gjatë këtij afati kalimtar, shkruan Arbresh.info.

Asensio, i cili është aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, po shqyrton të ardhmen e tij dhe mund të jetë i hapur për një aventurë të re, ndërsa Mourinho po përpiqet ta bindë me projektin ambicioz të Fenerbahçes.

Ky takim tregon qartë synimet e klubit nga Stambolli për të ndërtuar një skuadër konkurruese nën drejtimin e trajnerit portugez.

29-vjeçari nuk shihet të jetë pjesë e planeve të Luis Enrique as për edicionin e ri. Futbollisti spanjoll ka kontratë me Parisin deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë që gjysmën e sezonit të kaluar ka qenë i huazuar tek Aston Villa, ku nuk i kanë munguar paraqitjet e mira.

Asensio pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Real Madridi, kurse Parisit iu bashkua në vitin 2023./Arbresh.info

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)