Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi.
Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta.
Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, i cili ka lënë një gjurmë të rëndësishme në fushën e dizajnit.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes artit dhe njerëzve që e deshën.
Videoja dhe mesazhi i Rinës janë një dëshmi e një dashurie të sinqertë dhe e një lidhjeje që ka tejkaluar kohën.
Për kujtim, i njëjti u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare. /Telegrafi/
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...