Liverpooli e bën prioritet transferimin e Marc Guehit

09:33 | 1 Korrik 2025
D.H

Marc Guehi është tashmë në krye të listës së transferimeve për Liverpoolin.

“The Reds” ka nisur bisedime të avancuara me qendërmbrojtësin 24-vjeçar, me synimin për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen, sipas ekspertit të transferimeve, Florian Plettenberg, shkruan Arbresh.info.

Guehi, i cili është pjesë e kombëtares angleze, dhe ka kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2027.

Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Jarell Quansah, i cili do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Po ashtu Liverpooli dëshiron ta afrojë anglezin, për faktin se Konate ka kontratë vetëm edhe një vit, dhe nuk po pranon ta rinovojë kontratën e tij.

Francezi mund të largohet si opsion i lirë verën e ardhshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale