Interi është mposhtur nga Fluminense me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube.
Skuadra braziliane e nisi ndeshjen më mirë duke realizuar pas tre minutash lojë me golin e Canos, shkruan Arbresh.info.
Më pas Interi u lëshua në sulm por tentativat e tyre ishin pa sukses. Rastin më të mirë e pati Dimarco nga gjuajtja e lirë por goditja e tij u prit nga portieri.
Fluminense shënoi edhe një herë në minutën e 40-të, por goli i Ignacios u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.
Në pjesën e dytë “Nerrazurrët”, patën iniciativën gjatë gjithë kohës për të shënuar, mirëpo nuk arritën dot.
Ndërkohë në minutat shtesë skuadra braziliane shënoi edhe golin e dytë me anë të Herculesit.
Kështu Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube, kurse Fluminense vazhdon garën për në çerekfinale, ku pret fituesin e takimit Manchester City – Al Hilal./Arbresh.info
Irani konfirmon se po shqyrton propozimin e SHBA-së për t’i ...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Rama ndan pamje nga J...
Zgjedhjet e parakohshme, fillon periudha për akreditimin e v...
Konfirmohet rasti i dytë i hantavirusit pas tre vdekjeve në ...
Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësime...