Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi vlerësoi se raporti më i fundit i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor i OKB-së konfirmon shqetësimet që prej kohësh janë ngritur për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Konstatimet për gjuhën e urrejtjes ndaj pakicës shqiptare, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucione dhe, mbi të gjitha, aplikimin diskriminues të ligjit për vendbanimin, që ka rezultuar në pasivizimin e adresave dhe humbjen e të drejtave civile e politike, paraqesin një pasqyrë serioze që kërkon përgjigje të menjëhershme institucionale.
Këto gjetje nuk janë thjesht vlerësime teknike, por reflektim i një realiteti të përjetuar nga qytetarët shqiptarë. Ato duhet të shërbejnë si bazë për veprim konkret, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe obligimet që burojnë nga konventat për të drejtat e njeriut.
Respektimi i të drejtave të pakicave nuk është çështje zgjedhjeje politike, por detyrim ndërkombëtar dhe themel i një shoqërie demokratike”, shkroi Kamberi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...