KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

08:28 | 5 Maj 2026
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 14:00.

Në rend të ditës janë disa pika për tu shqyrtuar.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitete e prokurimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.

3. Aktivitetet e Zyrës

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.

4. Këshilli për Operacione Zgjedhore

4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i draft Projektit për programin e vëzhguesve ndërkombëtar për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

4.3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave dhe specifikimeve për shërbimet postare për Votimin Jashtë Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

4.4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave dhe specifikimeve për shtypjen e shablloneve të fletëvotimit dhe broshurave në alfabetin Braille (për votuesit e verbër) për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

4.5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për qendrat e votimit, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve në Përfaqësi Diplomatike për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026

4.6. Raport informues lidhur me krijimin e Listës Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

4.7. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të vizitave në Përfaqësi Diplomatike;

4.8. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave të Votimit të rregullta dhe Qendrave të Votimit me Kusht;

4.9. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave Komunale të Numërimit.
5. Këshilli për Informim Publik

5.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Edukim dhe Informim për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
6. Të ndryshme

Shpërndaje në rrjete sociale