Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është vënë në qendër të kritikave në Itali pas paraqitjes në ndeshjen e humbur të Milanit ndaj Sassuolos. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A.
Në mungesë të Luka Modricit, i cili është i lënduar, Jashari e nisi takimin si titullar, por u zëvendësua në minutën e 66-të.
Mediat italiane vlerësuan se ai nuk arriti të japë ndikimin e pritur në mesfushë, ndërsa “Corriere dello Sport” theksoi se sezoni i tij i parë në “San Siro” deri tani nuk ka qenë bindës.
“Lojtari zviceran me numrin 30 nuk e ka provuar ende veten në nivelin e Milanit në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë. Është herët për një gjykim përfundimtar, por viti debutues meriton vlerësim”, shkruan e përditshmja italiane në analizën e saj për 23-vjeçarin.
Sipas raportimeve, Jashari u kritikua veçanërisht për gabimin në aksionin e golit të parë, kur humbi topin në mesfushë dhe Sassuolo, pas një aksioni të gjatë, kaloi në epërsi 1-0. Ai u përmend edhe për disa pasaktësi të tjera gjatë lojës.
Jashari iu bashkua Milanit nga Club Brugge për rreth 37 milionë euro, por fillimi i sezonit u komplikua nga një lëndim që e la për një kohë jashtë fushave. Deri tani, ai ka zhvilluar 12 ndeshje në Serie A me fanellën e Milanit.
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...