Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.
Në njoftimin e PSRK-së thuhet se dy të pandehurit, J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë periudhës së kryerjes së veprës.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë kryer vrasjen e dy viktimave R.E dhe M.H. Hetimet vërtetuan se gjatë kësaj periudhe J.J dhe V.T kanë rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit Sh. D dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H dhe R. E. Në mbështetje të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të mbajë gjykimin në mungesë për shkak se të pandehurit J.J dhe V.T janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për t’i vënë para përgjegjësisë kryesit e këtyre veprave penale, në përputhje me standardet ndërkombëtare./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...