Për të përmirësuar qasjen në shërbime për njerëzit me njohuri të kufizuara të gjuhës gjermane, Posta Zvicerane po teston një projekt inovativ në pesë degë të Cyrihut, klientët mund të marrin shërbime edhe në gjuhë të tjera, përfshirë anglishten, frëngjishten dhe shqipen, varësisht nga aftësitë gjuhësore të punonjësve në sportel, shkruan SRF.
Ky projekt pilot, i nisur në dhjetor, ka për qëllim të shfrytëzojë pasurinë gjuhësore të punonjësve të Postës, të cilët përfaqësojnë më shumë se 100 kombësi dhe flasin mbi 100 gjuhë të ndryshme. Shërbimi është i vullnetshëm dhe varet nga prania e personelit shumëgjuhësh në degë.
Zëdhënësja e medias së Postës, Silvana Grellmann, konfirmon se reagimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.
“Klientët e vlerësojnë shumë mundësinë për të marrë këshilla në një gjuhë që e kuptojnë. Disa janë edhe të gatshëm të presin për këtë shërbim,” tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Në degën e Glattbrugg, ku punon Brian Santana, një punonjës që flet gjermanisht, spanjisht dhe anglisht, klientët tashmë vijnë qëllimisht për të përfituar nga ndihma shumëgjuhëshe. “Disa klientë madje udhëtojnë në Wallisellen vetëm sepse e dinë që punoj atje,” thotë ai
Ndërsa projekti po hyn tani në fazën strategjike, Posta Zvicerane po vlerëson rezultatet me mundësinë për ta shtrirë në mbarë vendin. Ndërkohë, pesë degët e Cyrihut dhe një në Zvicrën frëngjishtfolëse kanë shprehur dëshirën për të vazhduar me këtë ofertë.
Ky shërbim, ndonëse mirëpritur nga shumë, nuk është pa debat: çështja e integrimit dhe domosdoshmërisë së mësimit të gjermanishtes mbetet një temë e ndjeshme në arenën politike dhe publike.
Megjithatë, për Postën Zvicerane dhe klientët e saj, shumëgjuhësia po shihet si një pasuri, jo si pengesë.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...