Rreth një muaj më parë Arbresh.info, ka raportuar ekskluzivisht, se trajneri bullgar, Lyubomir Minchev do të jetë trajner i Bora Basketball, për këtë edicion.
Gjatë ditë së sotme lajmi u bë zyrtar edhe nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Minchev është emër i njohur në basketbollin kosovar ku më parë ka udhëhequr edhe skuadrën e Trepçës, ku sukseset nuk i munguan. Ishte finalist i edicionit 2021/22, fitues i Kupës si dhe finalist i Superkupës atë edicion.
Ndërkohë fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare me Trepçën, edicionin 2022/23.
Përveç Trepçës, ai ka udhëhequr edhe Levskin, BC Beroen e Spartak Pleven. Gjithashtu ka qenë kryetrajner i kombëtares bullgare për grupmoshën U20.
Me Minchev në krye Bora, synon arritje të mëdha për këtë edicion./Arbresh.info/DrilonHalili
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan