Xhudistja e re shqiptare, Sidorela Dodaj, ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në Kampionatin Evropian për Kadet, i cili u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke u renditur në vendin e pestë në kategorinë e saj.
Në rrugëtimin e saj drejt gjysmëfinales, Sidorela mposhti tre kundërshtare të forta, fillimisht vendasen Tamara Ilioska, më pas Aysun Mammadova nga Azerbajxhani dhe Vivien Vadovicova nga Sllovakia.
Në gjysmëfinale, ajo u përball me Valeriia Kozlova (IJF), ndërsa në ndeshjen për medaljen e bronztë u ndal nga italiania Giulia Bonzano.
“Sidorela u ndesh me guxim duke u përballur me disa prej talenteve më të mëdha të Evropës. Ajo dëshmoi se është një emër premtues në arenën ndërkombëtare të xhudos.
Sa i përket garuesve të tjerë, Blerina Gashi, Enise Zijade, Riad Kasapi, Milot Gashi, Agron Hamza dhe Reis Deliu, këtë herë nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe nuk arritën të sigurojnë fitore në këtë edicion të kampionatit”, shkruhet tutje në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë./Klankosova.tv
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...